dimitrieska kocoska bollat dakordim per bashkepunim me te intensifikuar ne fushen e doganave 6819051365d59

Dimitrieska Koçoska- Bollat: Dakordim për bashkëpunim më të intensifikuar në fushën e doganave

May 5, 2025
1 minut lexim

Maqedonia dhe Turqia do të përforcojnë bashkëpunimin ekonomik duke siguruar kushte më të favorshme bashkëpunimi. Në takimin mes ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ministrit të Tregtisë turke Omer Bollat, u ra dakord për bashkëpunimin mes autoriteteve doganore të të dyja vendeve, si dhe për ripërtëritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe nënshkrimin e memorandumeve të reja të bashkëpunimit.

“Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyer politik dhe ekonomik bazuar në një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara reciprokisht. Sot, në takimin me ministrin Bollat, diskutuam dhe u pajtuam se është i nevojshëm bashkëpunimi mes autoriteteve doganore të të dyja vendeve, në drejtimin e intensifikimit të komunikimit mes tyre gjatë periudhës së ardhshme. Gjithashtu. diskutuam për ripërtëritjen e marrëveshjeve të ndërsjella në përputhje me standardet dhe rekomandimet e reja dhe në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, tërheqjes së investitorëve dhe lehtësimit të tregtisë”, tha ministrja e Financave.

Ajo theksoi se Qeveria është e përkushtuar për të siguruar rritje të përshpejtuar ekonomike dhe për të intensifikuar bashkëpunimin me vendet mike, duke përfshirë edhe Turqinë.

Gjatë takimit u vu në dukje shkëmbimi i shpejtë i të dhënave, si përparësi kryesore për të dyja vendet.

Takimi u realizua në kuadër të vizitës së punës së ministres në Turqi. Në takim mori pjesë edhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave Andriana Matlioska, shefja e kabinetit, njëherazi këshilltare e posaçme në Ministrinë e Financave Katerina Antovska, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Elena Petrova, drejtori i Drejtorisë Doganore Boban Nikollovski dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Sllobodan Ivanovski. Nga pala turke, përveç ministrit Bollat dhe zëvendësministrave Mustafa Tuzxhu dhe Sezai Uçarmak, i pranishëm ishte edhe shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe BE-në Hysni Dilemre, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Doganat Mustafa Gjymysh, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Kontrollin Doganor Rexhep Koshal, si dhe këshilltari i ministrit Mehmet Husejin Bilgin.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

fillon perzgjedhja e jurise per gjyqin e sean diddy combs 681900dd3bd6f
Story i mëparshëm

Fillon përzgjedhja e jurisë për gjyqin e Sean “Diddy” Combs

bekim sali sakrifica e deshmoreve eshte themel i lirise sone dhe drite udherrefyese per brezat qe vijne 681905138bdee
Story i radhës

Bekim Sali: Sakrifica e dëshmorëve është themel i lirisë sonë dhe dritë udhërrëfyese për brezat që vijnë

Të fundit nga

​Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij
ShkoLartë