Inicuesi i i nismës për protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Visar Dili, ka thënë se qëllimi i kësaj iniciative është që Qeveria t’i zgjidhë hallet e qytetarëve sepse siç tha ai për këtë edhe ka marrë votat e qytetarëve.
Dili theksoi nëse nuk do të ketë takime me Qeverinë dhe KEDS-in do të ketë edhe aksione të tjera në rrugë.
“Nuk është vetëm një protestë nuk planifikohet vetëm ai aksion. Kemi planifikuar aksione të tjera, mirëpo siç thashë më herët nuk duam që tash direkt të bëjmë presion në rrugë pasi që e shohim se çfarë është duke ndodhur edhe në aspektin e gjerë politik në Kosovë”.
“Presim shtatorin, presim fillimin e shtatorit që situata edhe me Serbinë të qetësohet dhe pastaj kemi bërë ftesa për takime dhe nëse nuk do të ketë takime me KEDS-in dhe Qeverinë atëherë patjetër që neve rruga na pret”, tha ai.
Teksa ministren Artane Rizvanolli e ka quajtur si “Ministre e habereve të zeza” e sipas tij, kjo nuk do të ndryshojë derisa të vijë lajmi se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në vend.
“Prej që ka ardhur në pushtet ministrja vetëm zi ka fole, vetëm zi ka sjellë saherë që ka dalë në konferenca për shtyp ose ka pasur intervista vetëm zi ka folë, asnjëherë nuk është që ka folur për ndonjë lajm të mirë për qytetarët “Kursene rrymën, mos luani me gjoistika (konzolla), përdorni drutë”, e në anën tjetër ti dënohesh nëse shkon me pre dru e qysh me u nxe këtu është esenca pra, për këtë arsye e kam quajtur ministren si “Ministre të habereve të zeza” e edhe nëse në takim vjen do t’i them prap “Ministre e habereve të zeza”, sepse derisa të vjen me lajmin e mirë se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës ajo do të mbetet e tillë”, shtoi ai.