Vendi i vogël i Estonisë me një orientim të thellë drejt teknologjisë, dikur ishte një prej destinacioneve kryesore të kompanive të kriptomonedhave.
Por vendin Baltik tani ka vendosur të ashpërsojë masat në rregullimin e aseve dixhitale dhe të sjellë rregulla të reja këtë muaj, që disa thotnë se mund të dëmtojë skenën që po lulëzon të startupeve.
Rregullat e reja të vendit hynë në fuqi ndërsa Evropa po ashpërson rregullimin e kroptomonedhave dhe politikbërësit janë më të shqetësuar nga kriptomonedhat përballë kolapsimit të stablecoin TerraUSD dhe monedhës simotër Luna.
“Kriptomonedha janë një aset shumë i paqëndrueshëm. Mendoj se në radhë të parë njerëzit që investojnë duhet të kuptojnë natyrën e rreziqeve që marrin përsipër,” tha Ministri Estonez i Sipërmarrjes, Informacionit dhe Teknologjisë.
“Kam frikë se jo të gjithë e kuptojnë për çfarë bëhet fjalë.”
Rregullimi i kriptomonedhave në Estoni është një kthesë 360 gradë për vendin i cili ka një popullsi prej vetëm 1.3 milionë banorësh dhe ishte shtëpia e më shumë se gjysmës së kriptoaseteve të regjistruar në botë.
Rregullat hyjnë në fuqi më 15 Qershor, që do të thotë se kompanitë duhet tu përmbahen ose rrezikojnë të gjobiten. Gjithashtu ato nuk mund të kenë më llogari anonime dhe të posedojnë një kapital minimal prej 350 mijë eurosh, një rritje me 10 herë krahasuar me kufijtë e mëparshëm.
Edhe pse disa i kritikojnë masat e reja, qeveria e Estonisë thotë se janë të domosdoshme.
“Nuk mendoj se i kemi ashpërsuar shumë, por po përqendrohemi në cilësi, jo sasi të kompanive, dhe cilësi do të thotë mbi të gjitha se këto kompani duan të inovojnë më të vërtetë në këtë fushë dhe të kenë biznese të ligjshme,” tha Sutt.
Edhe pse Ministri i Financave pranon që rregullat mund të riformulojnë industrinë e teknologjisë në vend, ato janë të nevojshme.
“Ka rreziqe që disa ofrues të mbyllin dyqanet e tyre, por ne si vend jemi shumë të miqësor me teknologjinë,” the Kristen Leppik nga departamenti i shërbimeve financiare në Estoni.
“Ne nuk duam që të mbyllim shërbimet crypto, as të ndalojmë tregtimin e bitcoin apo kriptomonedhave të tjera. Nuk është objektivi ynë dhe nuk po kërkojmë rregullimin e DeFi apo NFT-ve. Ajo që po kërkojmë është krijimin e disa mekanizmave mbrojtës për investitorët në këtë fushë.”
Rregullat e reja do të shtrëngojnë procesin e licencimit në Estoni të këtyre shërbimeve që më parë besohej se ishte tejet i hapur. Licencat e reja ofrojnë dy lloje shërbimesh: portofol ose bursë.
Nuk është licencë, nuk është asgjë
në 2017-ën Estonia u bë vendi i parë që filloi të lëshonte licenca për kriptomonedhat duke krijuar mundësi për qindra kompani të marrin një licencë në Estoni dhe të operojnë kudo në botë.
“Në fillim, rregullimi ishte aq i dobët saqë kushdo mund të aplikonte për të marrë një licencë. Ishte shumë lirë dhe thjeshtë,” tha Raido Saar, ekzekutiv i Shoqatës Estoneze për Kriptomonedhat.
“Rregullimi ishte i dobët sepse qeveria nuk e kishte marrë aq seriozisht.”
Gjatë në eventi fintech në Londër, Saar tha se ishte duke kërkuar për të hapur një llogari bankare për kompaninë e tij.
“Kur i thashë punonjësit të bankës se ka një licencë kriptomonedhash në Estoni, ai filloi të qeshte. Nuk është një licencë, nuk është asgjë mu drejtua ai.”
“Kjo licencë si duket nuk ishte e aq dobishme për kompanitë të cilat po përpiqeshin të bënin biznes në mënyrë të ndershme.”
Përgjatë viteve Estonia lëshoi 4 mijë licenca të tilla. Por probleme të mëdha filluan të shfaqen.
Disa kompani bënë biznes duke shitur kompani guackë ndërsa të tjerë përfituan përmes skemës e-residency, një program që ju jep mundësi bizneseve të integrohen në vend lehtësisht dhe në distancë pa prezencë fizike.
Së bashku me skandalin e pastrimit të parave në 2018-ën ku u përfshi Banka Dankse dhe afro 200 miliardë dollarë para të dyshimta të qarkulluara, qeveria filloi ta trajtonte me seriozitet.
Goditja e industrisë
Një prej ndryshimeve të mëdha erdhi në 2020-ën kur autoriteti rregullator i kriptomonedhave kaloi nga administrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tek Ministria e Financave.
“Nga ai moment kemi një rregullator të licencave që e kupton botën financiare,” tha Saar.
Institucioni kryesor për vendosjen e rregullave ndaj kriptomonedhave është Njësia e Inteligjencës Financiare(FIU) e cila heton thellësisht aktivitetin e këtyre kompanive.
Shumë shpejtë mësoi se sasi të mëdha parash të jashtëligjshme qarkullonin, jo përmes Estonisë, por përmes blockchain dhe kompanive guackë që ishin regjistruar por nuk kishin asnjë zyrë në vend.
FIU revokoi shumicën e licencave dhe tashmë vetëm 300 kanë ngelur. “Kam dëgjuar shumë herë nga vende të ndryshme që pretendojnë se janë të parët që kanë rregulluar kriptoasetet. Por mendoj se Estonia është e para që e ka bërë këtë në 2017-ën,” tha Matis Maeker, shef i FIU.
“Kam biseduar shumë me kolegët e mi Evropianë dhe vërej se ata janë të paktën 3 vite pas nesh dhe janë në pikën ku ne kemi që në në 2017-ën,” shtoi ai.
“Kanë vënë re një rritje në numër të ofruesve të shërbimeve dhe sot e kanë të pamundur të ulin rreziqet që përballen, pastrimi i parave, financimi i terrorizmi apo anashkalim i sanksioneve.”
“Këtu kemi kuptuar se ne duhet të vendim më shumë rregulla lidhur me atë çfarë duam në treg.”
Vrasja e Inovacionit
Industria e kriptomonedhave në Estoni beson se rregullat janë të rënda dhe investitorët duhet të zhvendosin resurset e tyre tjetërkund.
“Nëse ne ndalim çdo gjë dhe e bëjmë tejet të sigurte, atëherë jemi duke vrarë inovacionin” tha Saar.
“Nëse kompanitë ndihmon, ata do të qëndrojnë në Estoni. Por nëse i vret me masa që për ata është e pamundur ti përmbahen, sigurisht do të largohen. Dhe me atë largohet edhe një pjesë e trurit të Estonisë.”
Edhe pse ai pranon që rregullim është i nevojshëm për parandalimin e mashtrimit, duhet të bëhet me teknologjitë që mundësojnë kriptomonedhat si mjetet e analizës së blockchain.
Sa i përket mbrojtjes se njerëzve, Saar ka dyshime. Ai më përpara kishte vlerë 20 mijë tokenë që sot kanë vlerë vetëm 50 euro.
“Me lirinë vjen përgjegjësia. Bitcoin është mjet drejt lirisë, por në të njëjtën kohë nëse jeni i liri duhet të merrni përgjegjësi.”
“Nëse jeni i pangopur dhe dëshironi të bëni 1 milionë në një minutë, kjo është përgjegjësi personale. Nuk besoj se qeveria ka përgjegjësi për të mbrojtur këtë kategori njerëzish.”
Si po rregullon Evropa industrinë crypto?
Me paqëndrueshmërinë që e karakterizon tregun sot, Bashkimi Evropian po përgatit një bazë ligjore për licencimin e aktivitetit në bllok quajtur Markets in Crypto Assets ose MiCA.
Zyrtarët Estonezë besojnë se ky ligj duhet të hyjë sa më parë në fuqi.
“Jemi në një vend ku njerëzit kanë aq para për të shpenzuar, saqë nuk po e shpenzojnë me mençuri dhe po investojnë në vend që nuk duhet për momentin. Do të vijë një pikë që do ti humbasin asetet,2 tha Maeker.
“Dhe më pas do të jetë një debat i madh në Evropë. Çfarë duhet ne të bëjmë? Rregullimi është aty, duhet të implementohet, sa më parë.” /PCWorld Albanian