diktature apo frike nga vota e diaspores bekteshi godet isa mustafen ja cfare fshihet pas deklarates se tij 6aa3b2777df80

“Diktaturë” apo frikë nga vota e diasporës? Bekteshi godet Isa Mustafën: Ja çfarë fshihet pas deklaratës së tij

September 11, 2026
min lexim

Deklarata e ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, se “diaspora duhet të mos t’i imponojë Kosovës diktaturë”, ka nxitur reagime të forta.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi, i cili e akuzon Mustafën se po e sheh diasporën si “gogol politik” dhe se po harron kontributin historik të mërgatës për Kosovën.

Bekteshi rikthen në vëmendje sakrificat e diasporës gjatë viteve ’90, fondin 3-përqindësh dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare e politike që mërgimtarët i kanë dhënë Kosovës, duke ngritur pyetjen nëse ushtrimi i së drejtës së votës mund të quhet “diktaturë”, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë në Facebook:

Isa Mustafa: “Diaspora duhet të mos t’i imponojë Kosovës diktaturë!”

Sërish foli Isa Mustafa. Ai u ngrit si “Krishti me kamxhik”, këtë herë me dy misione: të përkrahë grupin e puçit në LDK dhe të ndëshkojë diasporën me kamxhik e me fjalë, duke deklaruar se “diaspora nuk duhet t’i imponojë Kosovës diktaturë”. Po flet për atë diasporë që, në vitet ’90, për një dekadë të tërë, ndau kafshatën nga goja e fëmijëve të vet për të kontribuar për atdheun dhe për të mbështetur familje e institucione në Kosovë. Por tani, në sytë e një ish-lideri të dështuar, kjo diasporë sikur është shndërruar në një gogol.

Sërish u shfaq Isa Mustafa, jo si një shpëtues i LDK-së, por si një nxitës dhe përçarës i saj. Ai nuk bën apel për pajtim e bashkim, por për çarje të reja, duke u pozicionuar në krah të grupit të quajtur “gjashtënjakët e Grenellit”.

Çfarë është kjo frikë, ky mosrespekt, ky panik i pakuptimtë ndaj diasporës? Si mundet që një figurë politike që ka jetuar për rreth një dekadë në Gjermani, të shfaqë sot një qëndrim kaq përçmues ndaj atyre që, për vite me radhë, kanë mbajtur lidhjen me atdheun përmes sakrificës, kontributeve dhe ndihmës së tyre?

Ishte diaspora ajo që kontribuoi me sakrifica të mëdha, ndërsa shumë familje të mërgimtarëve ndanin kafshatën me fëmijët e tyre për të mbështetur fondet dhe strukturat e Kosovës. Dhe sot, paradoksalisht, disa prej atyre që përfituan nga solidariteti i diasporës duket se e kanë harruar atë sakrificë. Kjo është pjesa më e hidhur e historisë: të hash bukën e diasporës dhe pastaj t’ia përmbysësh kupën.

Për vite me radhë, diaspora kontribuoi për fondin 3%, për sistemin paralel, për arsimin, shëndetësinë dhe mbijetesën e institucioneve të Kosovës nën okupim. Mërgimtarët ndihmuan edhe luftën e Kosovës me para, mjete dhe vullnetarë. Ata nuk e braktisën atdheun edhe kur jetonin mijëra kilometra larg tij.

Prandaj, kur sot dëgjohet se vota e diasporës qenka “diktaturë”, pyetja është e pashmangshme: A është diktaturë kur një qytetar ushtron të drejtën e tij kushtetuese për të votuar? Apo është demokraci?

Diaspora nuk është armik i Kosovës. Diaspora është një nga hambarët e saj më të mëdhenj: sjell remitanca, investime, dije, lidhje ndërkombëtare dhe mbështetje të vazhdueshme për familjet dhe vendin.

Nje dekade luks per Ministrin e Finacave ne Gjermani, nga ata qe sot ai i kritikon, u frikesohet dhe shpif per ata se gjoja vota e tyre ne atdhe imponon diktature. Nje dekade vuajte e diaspores per 3%-shin qe kurre s’u muar vesht ku u avullua, si u shit Dardania Bank ne Tirane, si u vodh nje pjese e fondit pas lufte dhe pse i ndaleshin fondet presidentit?

Mergata ka të drejtë të votojë, të flasë, të kritikojë dhe të zgjedhë. Nëse vota e saj nuk i pëlqen dikujt, kjo nuk e bën atë “diktaturë”, kjo quhet demokraci.

Vota për Kosovën nuk mund të trajtohet sot si një gogol politik vetëm pse vota e saj nuk përputhet me interesat e dikujt.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

harrison ford synon emmy n e pare ne moshen 84 vjecare jean smart perballet me historine 6aa397fedb5b7
Lajmi i mëparshëm

Harrison Ford synon Emmy-n e parë në moshën 84-vjeçare, Jean Smart përballet me historinë

rezultatet e pisa 2025 marjana koceku shume shkolla mbeten jashte testimit 6aa3b2f10b588
Lajmi i radhës

Rezultatet e PISA 2025, Marjana Koçeku: Shumë shkolla mbeten jashtë testimit!

Të fundit nga

ShkoLartë