Një objekt i pabanuar te bulevardi “Bill Clinton”, në Prishtinë, është kapluar nga zjarri mesditën e sotme. Nuk ka asnjë person të lënduar dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Zjarrfikësit bëjnë kërkesë që ky objekt të rrëzohet, pasi që përdorët vetëm për mbeturina. Ende nuk dihet se pse është ndezur zjarri.
Zjarrfikësi Afrim Gashi ka thënë për KosovaPress, se kur zjarrfikësit kanë arritur, zjarri kishte kapluar të gjithë objektin. Sipas Gashit, ai objekt përdoret për mbeturina nga qytetarët e asaj lagje.
Gashi: Zjarri kishte kapluar të gjithë objektin
“Kur kemi ardhur pothuajse i përfshimë kish qenë i tërë baraka, këtu në barakë i kemi të bëjmë me mbeturina, por nuk është hera e parë që intervenojmë këtu, 3-4 herë që kemi intervenuar në këtë barakë, këtu mbushët prej qytetarëve mbeturina dhe gjëra dhe e djegin në funde. Këtu ndoshta do të bëjnë zgjidhje që të rrëzohet ky objekt ose diçka se kjo vetëm me mbeturina kështu po kemi telashe çdo herë që vinë”, tha ai.
Ai tregon se si kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe si e kanë lokalizuar zjarrin.
Gashi: Zjarri është fikur për 20 minuta
“Gjatë ardhjes kemi bërë 4 minuta, që nga momenti që e kemi marrë lajmin, këtu kemi mbërri për 4 minuta, por zjarri kish qenë i përfshirë në të gjithë barakën, po shihet kjo me mbeturina siç është. Për me fikë zjarrin na ka marrë pak kohë, dmth për 20 minuta, se është shumë i mbushur me mbeturina po shihet edhe vendi këtu, nuk na ka marrë shumë kohë është kjo punë më e vështirë, se është me mbeturina, kështu shkon kjo punë”.
Sipas Gashit, nuk kishte asnjë të lënduar dhe ende nuk dihet arsyeja se pse është ndezur zjarri.
Gashi: Nuk ka të lënduar, nuk dihet ende arsyeja e ndezjes së zjarrit
“Nuk ka pas, sepse nuk frekuentohet shumë nga personat, këtu e frekuentojnë vetëm për mbeturina. Nuk dihet arsyeja, është për atë inspektori i zjarrit për momentin nuk dihet”.
Policia e Kosovës ka siguruar perimetrin e zonë, ndërsa ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.