Digjet një banesë në Kumanovë, janë shkaktuar dëme materiale

1 minut lexim

Një zjarr sot ka shpërthyer pas orës 16:00 në një banesë në një ndërtesë në rrugën “Srecko Puzhaljka” në Kumanovë.

Njësiti territorial i Kumanovës ka intervenuar me dy makina zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës. Nga zjarri nuk ka të lënduar.

“Është fikur dhe nuk ka të lënduar, është shkaktuar dëme materiale”, tha komandanti i zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin për rreth dy orë e gjysmë.

Story i mëparshëm

Dua Lipa gjen pak kohë për pushim, shijon me shoqet një ditë në kazinot e Las Vegasit

Story i radhës

Pacolli: Gabimet e Qeverisë së Kurtit kanë lejuar Serbinë të dalë e fuqishme nga incidenti i Banjskës

Të fundit nga