Një automjet tip “fuoristradë” është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, ndërsa makina ishte pa targa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.