Digjet gjatë natës furgoni në Vlorë, dëmtohen dy të tjerë

Një furgon është djegur totalisht ndërsa dy të tjerë janë dëmtuar nga flakët gjatë natës në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mbrëmjes në lagjen ‘28 Nëtori’. Flakët dyshohet se kanë ardhur si rrjedhojë e një defekti në motor, i cili ka shkaktuar zjarrin.

Si rjedhojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht një furgoni i cili pasi ka marrë flakë është spostuar dhe ka dëmtuar edhe dy furgonë të tjerë.

Pronari i mjeteve, Andor Ribaj, ka treguar se ngjarja është aksidentale. Sipas tij në momentet e para kanë menduar se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme teksa kanë parë kamerat e sigurisë dhe e kanë vërtetuar që nuk është e qëllimshme.

Ai tregon se dëmet janë materiale të konsiderueshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mallorca konfirmon mungesën e Muriqit deri në gjashtë javë

Story i radhës

Policia në pritje të Kurtit, çka pritet nga takimi i paraparë për këtë javë?

Të fundit nga