Digjet arkiva e Gjykatës Themelore në Kumanovë

July 11, 2023
1 minut lexim

Pas mesnate është djegur hapësira ku mbahej arkiva e Gjykatës Themelore në Kumanovë, përcjell TV21. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se zjarri është lokalizuar por që në terren ka ende ekipe të zjarrfikësve.

“Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar nga ora 01:35 në objektin e djegur në bodrum të objektit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Kumanovë, ku gjendet arkivi i Gjykatës. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikëse me dy automjete zjarrfikëse. Zjarri është i lokalizuar, por ekipi i zjarrfikësve në Kumanovë është ende në terren”, thonë nga QMK.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prigozhin “kopjon” Putinin, zyrtarët amerikanë i nxjerrin sekretet, ja objektet e çuditshme që u zbuluan në shtëpinë e tij

Story i radhës

Rreth 37 milionë njerëz në SHBA përballen me rrezikun e temperaturave të larta ekstreme

Të fundit nga

ShkoLartë