Pylli me pisha e dushqe është përfshirë nga zjarri masiv në Peshtan të Fierit.
Që prej ditës së djeshme, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave, ndërsa terreni është i vështirë.
Punonjësit e zjarrfikësve ndërhynë që ta shuajnë zjarrin me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore.
Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave. por pasojat ishin të mëdha.