Dy automjete janë djegur pak pas mesnate në Vlorë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në fshatin Nartë dhe mjetet janë në pronësi të 49-vjeçarit, A. G.
Ky i fundit është pronar i një restoranti në fshatin Nartë dhe nuk dihet nëse kjo zjarrëvënie është e qëllimshme.
Makinat e djegura janë hequr nga vendi i ngjarjes nga grupi hetimor.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.