Kasolle të vjetra dhe të braktisura kanë shpërthyer në flakë nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në qendër të Shkupit në bulevardin “11 Tetori”.
Zjarri ka rënë në afërsi të Fabrikës së Duhanit përballë Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
Kryetari i komunës Goran Gerasimovski për media tha se do të hetohet për tokën dhe objektet. Në ato kasolle jetonte një familje, por ata u hoqën prej aty pas disa muajsh. Gerasimovski tha se deri në një sipërfaqe të caktuar ka leje ndërtimi.
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave theksojnë se të gjitha shërbimet janë njoftuar.
Vihet re prania e policisë dhe zjarrfikësve.