Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-23 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.