Universiteti Shtetëror i Tetovës para disa viteve mundësoi hapjen të fakulteteve të disperzuara në disa qytete të vendit. Mes tyre ishte edhe Dibra ku u hapën fakultete të disa degëve të fakultetit të mjekësisë si dhe të fakultetit të gjuhëve. Efektet e hapjes që kanë të bëjnë me studimet universitare zgjatën pak edhe pse për të filluar me punë këta fakultete, u harxhuan mjete të mëdha materiale. Sot, disa vite pas mbylljes të fakulteteve të disperzuara kanë mbetur vetëm objektet të cilat për tu ndërtuar dhe rikonstruuar janë investuar shumë para. Edhe pse mbyllja e fakulteteve shkaktoi indinjatë të thellë tek popullata por edhe më gjerë, dibranët nuk patën fatin që në Dibër të kenë shkollime superiore edhe pse për fizioterapinë Dibra ka kushtet maksimale për studime efektive.
Edhe pse u mbyllën shumë shpejt dyert e fakulteteve të disperzuara në përputhje me përcaktimet të Rektoratit të Universitetit të Tetovës, dibranët kur nuk u dakorduan me këtë vendim.
Dy janë argumentet kryesore me të cilët intelektualët dibranë mbrojnë tezën që Dibra duhet të ketë fakultet edhe atë degës të fizioterapisë pranë fakultetit të shkencave të medicinës por edhe fakultete të gjuhëve të huaja. Dr. Argëtim Fida i cili ishte kryetar i komunës Dibër në vitet kur u hapën fakultetet thekson se Dibra posedon të gjithë kushtet për të qenë bartëse primare e fakultetit të fizioterapisë. Objektet janë të nivelit të lartë për të realizuar ligjëratat kurse Dibra posedon ujërat termal ku mund të realizohet praktika. Studentët të cilët përfunduan studimet e fizioterapisë gjatë viteve kur fakulteti funksiononte në Dibër, të gjithë janë të punësuar dhe bordi drejtues i Banjave të Dibrës Capa kërkon fizioterapeut të tjerë. “Këto kushte nuk i ka asnjë qytet tjetër në vendin tonë e as Tetova. Prandaj argumentet objektive janë që Dibrës ti kthehet fakulteti i fizioterapisë”, thotë Argëtim Fida. Po sipas tij Dibrës i nevojitet edhe fakulteti i gjuhëve të huaja. Të gjithë studentët që përfunduan fakultetin e gjuhës angleze janë të punësuar. Kompania e njohur amerikane “Sllajs Macedonia”, faktikisht ka mungesë të të rinjve për t’i punësuar në Dibër meqë duhet njohuria e gjuhës angleze. Tendencat e kësaj kompanie të dibranit në SHBA Ilir Sela janë që Dibra të jetë një nga qendrat kryesore Ballkanike të kompanisë Sllasj. Studimet në gjuhën anleze do të ulnin papunësinë në Dibër, thotë Fida dhe shton se është koha që pushteti vendor në Dibër të drejtojë kërkesat në adresë të Universitetit Shtetëror të Tetovës për rihapjen të fakulteteve të disperzuara në Dibër. “Duhet një lobim i fuqishëm për këtë meqë Dibra ka kushte dhe garanton efekt ekonomik të fakulteteve ashtu siç garantohet edhe në shtete perëndimore”,, thotë ai.
Edhe një pjesë e madhe të intelektualëve dibran janë të mendimit se ishte një gabim shumë i madh mbyllja e fakulteteve të disperzuara të USHT-së në Dibër. Qëndron fakti se të gjithë ata që studiuan fizioterapinë dhe gjuhën angleze në Dibër janë të punësuar e kjo do të thotë se fakultetet kanë qenë efektive dhe kanë prodhuar kuadro që i duhen sferës së biznesit. Dibra është një qendër ku baza e studimeve të fizioterapisë duhet të jetë primare meqë Banjat e Dibrës Capa mundësojnë praktikën por edhe punësimin të të gjithë kuadrove. Shumë të rinj nga pjesa tjetër e Dibrës në Shqipëri thuajse çdo vit akademik pyesin kur do të filloj sërish rihapja e fakulteteve në Dibër. (koha.mk)