Dibër/ Qershia mbetet në pemë, shkak mungesa e fuqisë punëtore për ta vjelur

min lexim

Prodhimi i qershisë në sezonin që lam pas në Dibër ka mbetur në pemë. Shumë fermer nuk e kanë marrë mundimin ta vjelin nga pema për disa arsye.

Një ndër shkaqet kryesore mbetet fuqia punëtore, ndërsa shkak tjetër ka qenë çimi i ulët në treg kryesisht për varitetet e vona.

Një nga prodhuesit, por edhe tregtarët e frutave në Dibër, Agron Ferruku thotë se prodhimi i vonë i qershisë së Dibër ka mbetur në pemë për arsye të mungesës së fuqisë punëtore për ta vjelur, por edhe për shkak të çmimit të ulët dhe mungesën e tregut të shitjes me shumicë.

Ferruku shton se fermerët po përballen me vështirësi të mëdha pasi nuk kanë as subvencionim të prodhimit nga ana e strukturave shtetërore.

Nga ana tjetër, Ferruku thotë se fermerët kanë frikë se do të përballen me të njëjtën situatë edhe me mollën e cila rrezikon të mbetet në degë apo pa shitur.

Agron Ferruku shprehet se Dibra ka nevojë për një godinë frigoriferike në mënyrë që fermerët të kenë mundësinë të ruajnë prodhimet.

Problemet me tregun e shitjes fermerët e Dibrës e kanë ngritur vazhdimisht, por apeli i tyre për mbështetje nga shteti për dhoma frigoriferike ka rënë në vesh të shurdhër.

Story i mëparshëm

Ahmeti: 33 vjet më parë, shqiptarët i gëzoheshin ndarjes nga Jugosllavia dhe ngjallën shpresë për ndërtimin e një shteti të ri të barabartë për të gjithë

Story i radhës

Pakistanezi që jeton në Kanada akuzohet se planifikonte vrasje masive mbi hebrenjtë në New York

Të fundit nga