Në Dibër në prani të dashamirësve të fjalës së shkruar u përurua libri “Komiteti epruer i NDSH-së në Dibër dhe Osman Cami”.
Kryetarja e shoqatës së Historianëve të Dibrës, Qëndresa Muça gjatë fjalës së hapjes së këtij eventi, tha se figura e Osman Camit dhe atdhedashurija e tij shihet qartë në këtë libër, ai ishte shtylla kryesore e NDSH-së në Dibër si anëtar i komitetit qëndror.
Profesori i historisë në Universitetin e Tetovës, Fehari Ramadani tha se monografia e shkuar nga Studiuesi, Qerim Lita, është rezultat i një pune disavjeçare për orgaizatën politike Nacional Demokrate Shqiptare në Përgjithësi dhe komitetit epruer të saj në Dibër, dhe Osman Camin në veçanti.
Autori i librit, Studiuesi Qerim Lita tha se në këtë libër kryesisht shkruhet për NDSH-në dhe Mane Camin.
Në emër të familjes Cami në fund të pranishmit i përshëndeti edhe djali i Osman Camit, FanolCami.