diaz te liverpool zyrtarizimi pritet te behet sot 61f6580bafbf7

Diaz te Liverpool, zyrtarizimi pritet të bëhet sot

January 30, 2022
1 minut lexim

Liverpool ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e sulmuesit kolumbian, Luis Diaz.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Liverpool pritet të nënshkruajë me Diaz, marrëveshja veç ka përfunduar.

Ky transferim do t’i kushtojë skuadrës angleze plot 40 milionë euro, plus 20 milionë tjera bonuese, në një shumë totale prej 60/65 milionë euro.

Marrëveshja personale gjithashtu ka përfunduar, ku kolumbiani do të nënshkruajë kontratë për pesë vjet e gjysëm.

Ai gjithashtu ishte në radarin e Tottenham, por dëshiroi t’i bashkohej Liverpoolit ku edhe filluan bisedimet menjëherë.

Diaz ishte në krye të transferimeve të Reds, ku skautët e skuadrës angleze e cilësuan si transferim të denjë pasi e vëzhuan atë për më shumë se tre herë.

Kuptohet se Jurgen Klopp është gjithashtu fans i madh i kolumbianit, ku i pëlqentë impakti i tij në Ligën e Kampionëve me Porton dhe e aprovoi si prioritet transferimin e tij.

Luis Diaz është pjesë e Portos që nga viti 2019, kur u transferua nga Atletico Junior. Gjatë kësaj periudhe me skuadrën portugeze, zhvilluar 77 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ka pese gjuhe dashurie per parate 61f6580965249
Story i mëparshëm

Ka pesë “gjuhë dashurie për paratë”!

nese rusia pushton me tej ukrainen ambasada e shba ne tirane publikon mesazhin e joe biden 61f6580e7ce27
Story i radhës

“Nëse Rusia pushton më tej Ukrainën…”, ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Joe Biden

Të fundit nga

Live: Bayerni favorit

18.02.2025 – 20:46 Milani eliminohet nga Champions League Milani është eliminuar nga Champions League. Feyenoord ka tronditur Milanin në “San Siro”, duke luajtur baras (1:1). Feyennord e ka fituar takimin e parë
ShkoLartë