Diant Ramaj është një prej portierëve më të përfolur në mediat shqiptare.
Aktualisht pjesë e Ajaks, ky gardian ka pasur interesimin e Shqipërisë dhe Kosovës në vazhdimësi.
Megjithatë ëndrra e tij e madhe ishte që të bëhej pjesë e Gjermanisë.
Por në këtë moment, duket se Ramaj është lodhur me pritjen e Gjermanisë. I ftuar në “A Play” në “ATV”, kreu i FFK, Agim Ademi, tregoi se ka gjasa reale që Ramaj t’i bashkohet Kosovës.
“Kemi kontakte të më hershme. Dionit, edhe kur ka qenë më i ri në kategoritë e reja, është një specifikë e jashtëzakonshme, sepse edhe në kontaktin me babën e tyre dhe me përcjelljen e njerëzve tonë, të cilët janë për përcjelljen e lojtarëve, Dioni bashkë më vëllain e tij kanë qenë futbollistë dhe pas një pauze të tij një kohë të shkurtër 5-6 muajshe, është rikthyer dhe është rikthyer me dëshirën e tij si portier dhe ka arritur suksesin e madh.
Jemi në kontakt me babën e tij, i cili është njohës i mirë i futbollist dhe kujdeset për djalin e tij, jemi në kontakt, por fatkeqësisht është lënduar pasi që u stabilizuar në ekipin e tij. Po, jemi në kontakt dhe jemi shumë të interesuar për Dionin dhe e shoh shumë shpejt në ekipin tonë”, tha Ademi.
Burimi: botasot.info