Diane Keaton befason me deklaratën e saj: Askush nuk e donte Al Pacinon në “The Godfather”

min lexim

Diane Keaton ka treguar se askush nuk e donte Al Pacinon në kastin e “The Godfather”. Aktorja ka thënë se ikona hollivudiane nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Michael Corleone në filmin e Francis Ford Coppolas të vitit 1972. Megjithatë, aktori e fitoi rolin dhe pjesa tjetër është histori.

“Askush nuk e donte Al Pacinon. Ata nuk donin që ai ta luante rolin, ndërsa unë veçmë isha pjesë e kastit”, ka theksuar 76-vjeçarja për Entertainment Tonight.

Kujtojmë se Diane Keaton ka luajtur rolin e Kay Adams Corleone në filmin e popullarizuar, një mësuese që bie në dashuri me personazhin e luajtur nga Al Pacino.

Aktorja ka thënë gjatë intervistës se tani i duket e çuditshme që filmi (i cili është realizuar në trilogji) është zhvilluar kryesisht rreth karakterit të Pacinos, duke qenë se personazhi i tij si lider mafioz është bërë legjendar.

“Unë isha në trupën e aktorëve para Al Pacinos. A nuk është e çuditshme? Çfarë do të ishte Kumbari pa të? Është një nga ato gjërat e çuditshme dhe të pazakonta në jetë”, ka rrëfyer ajo.

Keaton tregoi se ishte e pranishme në audicionin e dytë të 82-vjeçarit kur producentët megjithatë vendosën t’ia jepnin atij rolin.

“A mund ta besoni këtë? Pasi ai veçmë ndodhej sërish në audicion, ata nuk e donin”, është shprehur tutje aktorja.

Asokohe, për rolin e tij, Al Pacino u nominua për çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, ndërsa Marlon Brando (që e luajti babanë e tij, Vito Corleone) e fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përkujtohet poeti Havzi Nela/ Berisha: Qëndroi i pamposhtur përballë regjimit komunist

Story i radhës

Veprimtari Vaxhid Sejdiu vizitoi AZGj-në

Të fundit nga