dialogu strategjik me shba te para studenteve 628383de12577

Dialogu strategjik me SHBA-të para studentëve

May 17, 2022
1 minut lexim
BO3

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në hapësirat e MPJ-së, para studentëve nga disa Universitete të vendit, e prezantoi Dialogun Strategjik të ardhshëm me SHBA-të, që do të mbahet më 2 qershor në Uashington.

Duke e prezantuar dialogun, Osmani theksoi se bëhet fjalë për proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, që në afat të mesëm dhe të gjatë do të sjellë përfitime të rëndësishme për qytetarët tanë dhe vendin.

“Dialogu strategjik paraqet avancim të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore dhe konfirmim të aleancës së fortë mes dy vendeve. Maqedonia e Veriut është vend i parë ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ka filluar këtë proces”, theksoi Osmani, duke shtuar se me këtë bashkëpunim bilateral fiton një dimension tjetër, me qëllime dhe rezultate specifike.

Konkretisht, në interes të komunitetit akademik dhe studentëve, u theksua se në fokus të agjendës së dialogut do të jetë bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe programet për shkëmb studentor. “Kjo do të hapë mundësi të reja për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet të rinjve të të dy vendeve, përmes promovimit të kulturës dhe shkëmbimit arsimor. Bëhet fjalë për bursa për më shumë programe akademike, profesionale dhe kulturore, dedikuar studentëve, arsimtarëve, profesionistëve dhe liderëve të ardhshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – theksoi ai.

Në ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-ve, si dhe shumë diplomatë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku studentët kishin mundësinë për diskutim ineteraktiv, përmes së cilit në mënyrë më të detajuar kishin mundësinë që të informohen për të gjitha temat me interes.

BO1

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

deputetja e vetevendosjes denohet me 3 vjet burg 628383a20eaea
Story i mëparshëm

Deputetja e Vetëvendosjes dënohet me 3 vjet burg

marreveshja e turpshme presidenti meta 17 maji dita me e erret e pluralizmit politik 62838455b17f0
Story i radhës

“Marrëveshja e turpshme”, Presidenti Meta: 17 maji, dita më e errët e pluralizmit politik

Të fundit nga

Kylie Minogue mahnit me veshjen

Kylie Minogue dukej e mrekullueshme me një kostum të ngushtë blu elektrik, ndërsa filloi pjesën evropiane të turneut të saj botëror. Këngëtarja australiane, 56 vjeç, solli turneun e saj Tension në Glasgow

Trump i pakënaqur me planin e shefit të Apple

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i pakënaqur me faktin që Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, synon të prodhojë iPhone për tregun e Shteteve të Bashkuara në fabrika të reja të

Bayer pa Xhakën ndahet baras në udhëtim

Bayer Leverkuseni ka barazuar në udhëtim, me rezultat 2:2 me Mainzin. Bayeri e ka siguruar biletën për në Champions League e Mainz për garat evropiane. Granti Xhaka nuk u paraqit asnjë minutën
ShkoLartë