Diagnoza për Maqedoninë e Veriut është shqetësuese, thotë Pendarovski

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë promovimit të kornizës për zhvillim të shtetit deri në vitin 2030, ka deklaruar se diagnoza e problemeve me të cilat ballafaqohen Maqedonia e  Veriut është shqetësuese.

“Për shkak të efekteve të kombinuara të krizës ekonomike, shëndetësore dhe energjetike, të rinjtë masovikisht po largohen, qytetarët janë pasiv dhe apolitik, ndërsa mosbesimi tek institucionet është kronik, ka thënë Pendarovski.

“Bëhet fjalë për dokument tereni, në përpilimin e së cilës kanë marrë pjesë mbi 60 organizata dhe individ nga shoqëria akademike, odat ekonomike, shoqatat qytetarëve dhe të medieve. Nga zbatimi i kësaj kornize zhvilluese e cila do të përmbajë 4 prioritete dhe 166 rekomandime do të varet nëse shteti do të ketë gjasa reale për një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar Pendarovski, raporton SHENJA.

 

 

Story i mëparshëm

Agim Ademi emocionon, përkujton dy gola të Fadil Vokrrit

Story i radhës

Vrasja në Berlin kategorizohet si sulm amok

Të fundit nga