Momente frike dhe paniku për mesfushorin Lukas Leiva.
Ish-futbollisti i Liverpulit dhe Lacios, i cili aktualisht është pjesë e Gremios në Brazili është detyruar të heqë dorë nga futbolli i luajtur, ndërkohë që pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve tjera mjekësore pas zbulimit të një problemi me zemrën.
Braziliani i kaloi 15 vite duke luajtur në Europë, para se të kthehej te klubi i fëmijërisë, Gremio, në vitin e kaluar i transferim i lirë.
Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare, mirëpo është larguar nga plani stërvitor i klubit derisa është në pritje të rezultateve të reja.
Në njoftimin e klubit që është konfirmuar edhe nga lojtari, thuhet se 35-vjeçari ka pasur rrahje të parregullta të zemrës. Ato janë zbuluar gjatë ekzaminimeve fizike parasezonale.