Di Maria nuk mban më: As tani dhe as në janar

October 27, 2022
1 minut lexim

Angel Di Maria ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dhënë fund të gjithë zërave për një largim të shpejtë të tij nga Juventusi. Në media ka qarkulluar këto ditë zëri se Di Maria është gati të kthehet në Argjentinë për të mbyllur atje karrierën e tij, i zhgënjyer nga eliminimi i shpejtë i Juventusit në Ligën e Kampioneve.  

Futbollisti ka dashur të sqarojë zërat dhe për këtë arsye ka bërë një postim të gjatë ku tregon se do të respektojë kontratën me bardhezinjtë.

“Nuk jam mësuar të jap shpjegime kur lexoj këto gënjeshtra, por është koha për ta bërë. Nuk e di se kush ka trilluar zërat që do të largohem në janar. Deklaratat që keni lexuar dhe dëgjuar ku them se do të mbyll karrierën te Rosario Central, klubi ku e kam filluar, janë të kohëve të fundit, por janë deklarata që i kam bërë që në ditën kur mbërrita për herë të parë të luaja këtu në Europë në vitin 2007.

Kjo nuk do të thotë se dua të largohem sot, as që do të largohem në janar, ju lutem ndaloni së trilluari lajme, jam shumë i lumtur në këtë klub të madh, shumë i lumtur në këtë qytet dhe kur do të jem përsëri në formë, do të jap për skuadrën më të mirën time, ashtu siç kam bërë kur kam luajtur këtu dhe në çdo skuadër ku kam qenë.

Dashuroj të luaj futboll, nuk më pëlqen të shoh ndeshjet nga shtëpia, më pëlqen t’i luaj, ndaj ju lutem, mos besoni çdo gjë që lexoni, pasi nuk ndihmon, vetëm zbeh emrin tim dhe emrin e klubi”, shkruante Di Maria në postimin e tij të gjatë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U mbajt konferenca shkencore “Ballkani dhe globalizimi”

Story i radhës

Lënë pas krahëve të shkuarën, Romeo i dhuron puthje në ballë Bora Zemanit

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë