Ylli i Paris Saint-Germain Angel Di Maria i falënderoi tej mase tifozët argjentinas pas fitores së Argjentinës 3:0 kundër Venezuelës.
Në orët e hershme të mëngjesit, në kuadër të kualifikimeve drejt Botërorit “Katar 2022” Kombëtarja e Argjentinës e mposhti Venezuelën me rezultat 3:0, ndeshje kjo në të cilën Di Maria shënoi dhe asistoi gol.
Ndërkaq, Di Maria pas ndeshjes tregoi se ndeshja e sotme e Argjentinës si vendase mund të jetë ndeshja e fundit e tij në karrierë për kombëtare.
“Më duhet të iu falënderoj për dashurinë e madhe që ma keni dhuruar. Gjithmonë kam ëndërruar për çdo gjë që ishte në këtë ndeshje. Ishte ndoshta ndeshja ime e fundit në këtë fanellë në Argjentinë, dhe ta thuash që ishte një natë e mrekullueshme është një nënvlerësim”, tha Di Maria.
“Faleminderit, faleminderit dhe një mijë herë faleminderit”, shtoi më tej Di Maria.
Angel Di Maria arriti të bëjë debutimin e tij me Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjen kundër Paraguait në vitin 2008, ku që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 121 paraqitje duke regjistruar 24 gola.