Në orën 8:50 të mëngjesit, Angel Di Maria mbërriti në JMedical për të filluar ekzaminimet e zakonshme mjekësore me Juventusin.
Argjentinasi, i cili zbarkoi mbrëmë në Torino, u mirëprit nga më shumë se 200 tifozë të cilët e brohorisnin për të. Kështu, “Il Fideo” kaloi disa minuta për foto dhe autografe me tifozët e Juventus.
Pas kontrollove mjekësore pritet nënshkrimi te Continassa. Ish-lojtari i PSG-së, i liruar nga kontrata e tij me francezët, do të firmosë me “Zonjën e Vjetër” për një sezon për 7 milionë euro në sezon.
Asnjë opsion rinovimi me anësorin i cili pas mbarimit të kontratës me klubin italian, pritet të rikthehet në Argjentinë.