Di Gregorio huazohet për një sezon te Juventusi

1 minut lexim

Michele Di Gregorio është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Juventus-it.

Portieri i Monza-s kaloi te “Zonja e Vjetër” në formë huazimi me detyrimin e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi “bardhezi” në një njoftim në faqen zyrtare, ku ndër të tjera zbulon edhe termat financiar të kësaj lëvizjeje.

“Michele i bashkohet Juventus-it si fitues i çmimit të portierit më të mirë në Serie A sezonin e kaluar, i cili u fitua përmes formës së tij të shkëlqyer në portën e Monza-s”-shkruhet në njoftimin e Juve-s.

Për të bërë të mundur këtë huazim, Juventus i ka paguar Monza-s një shifër prej 4.5 milionë euro, ndërsa nëse do e blejë në fund të huazimit, që sipas vetë njoftimit të Juve-s “do të ndodhë” atëherë klubi torinez do të paguajë një shumë prej 13.5 milionë euro.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

‘Departamenti i pastrimit’ i Ferrarit shkatërroi tre vetura të falsifikuara, mijëra bluza, orë

Story i radhës

Strakosha ndahet nga e dashura? Portieri i Kombëtares arratiset në “ishullin e miliarderëve”, modelja drejt Italisë me ….

Të fundit nga