Ai është një ndër këngëtarët më të famshëm shqiptar. Prej shumë vitesh në skenë, që në moshë të vogël, këngëtari numëron me dhjetra hite, nga më të famshmet në vend.
Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun. Jo vetëm për profesionin, Ermali ndan gjithmonë edhe pjesë nga jeta e tij personale me publikun. Në këtë aspekt ai është diskutuar shumë edhe për pasurinë dhe blerjet luksoze që bënë herë pas here, si makinat apo shtëpitë.
Por Ermali do të mbahet mend edhe për dhuratën e tij në Shqipëri në 2019, kur vendi u përball me tërmetin i cili shkaktoi dëmë të shumta materiale dhe mori më shumë se 50 jetë njerëzish.
Duke ju bashkuar dhimbjes Ermali njoftoi se ka dhuruar 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi.