dhunues e dehumanizues 67d9d3f443bed

​“Dhunues e dehumanizues”

March 18, 2025
1 minut lexim

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar sonte një aksion me grafite si shenjë proteste të përdhunimit të gruas me aftësi të kufizuara në Skenderaj.

Në reagimin e kolektivit thuhet se mediat raportuan që policia e Kosovës ka marrë një denoncim që një grua me aftësi të kufizuara nga Skënderaji është dhunuar dhe si pasojë e këtij dhunimi ka mbetur shtatëzënë.

“Marrë së bashku, dy raportimet e fundit të abuzimit seksual ndaj grave me aftësi të kufizuara dhe bisedat që i kanë pasuar, kanë treguar që dhuna ndaj personave me aftësi të kufizuara janë të gjerësisht të përhapura.

Po ashtu, ato kanë treguar se dhuna ndaj këtyre trupave mbetet më së paku e trajtuar dhe në skaje të ligjërimit feminist mbi dhunën me bazë gjinore dhe drejtësinë shoqërore. Të tronditur/a nga shtrirja e dhunës patriarkale që lëshohet mbi trupat e vajzave dhe grave, ne lamë parulla mureve të Skënderajit si akte solidarizimi e pozicionimi politik. Për ne është vitale që t’i kundërvihemi aktivisht hierarkizimit të njerëzve që i kornizon disa subjekte si të vlefshme, teksa tjetërson të tjera që nuk shihen “normale” apo “të afta”, e për rrjedhojë subjekte të dinjitetshme që meritojnë artikulim politik. Gjithashtu, për ne, çlirimi i të gjitha vajzave dhe grave është çështje feministe. Kjo në projektin tonë përkthehet vetëm atëherë kur të fundën në hierarki e vendosim të parën dhe në ballë të përpjekjes tone”, thuhet në reagim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nga te burgosurit tek ndeshja ne hokej me shba se dhe rusise moska publikon permbledhjen e bisedave te zhvilluara mes dy lidereve 67d9d34273516
Story i mëparshëm

Nga të burgosurit tek ndeshja në hokej me SHBA-së dhe Rusisë, Moska publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes dy liderëve

mirupafshim gjesti egli kalon ne divanin e kuq ne spektaklin prime te se martes 67d9d51f608a0
Story i radhës

“Mirupafshim Gjesti”, Egli kalon në divanin e kuq në spektaklin ‘prime’ të së martës

Të fundit nga

Zjarri i madh në afërsi të Strumicës

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të qytetit të Strumicës duke iu afruar zonës së Sofilarit. Të gjithë zjarrfikësit nga Strumica janë mobilizuar dhe po mundohen që zjarrin ta lokalizojnë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë