Dhunuan policin në Peshkopi, arrestohen 3 “të fortët”

1 minut lexim

Janë arrestuar tre personat të cilët ditën e djeshme pas një konflikti në Peshkopi kanë goditur një efektiv policie duke i shkaktuar plagë.  Mësohet se në pranga kanë rëndë D.S., 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç, banues në Peshkopi.

Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin M. K., 64 vjeç ( punonjës policie), i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij.

Polici, M. K., në kushtet  e vetëmbrojtjes, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti: Kur Serbia flet për vrasje e dhunë, flet për vete jo për Kosovën

Story i radhës

​Partitë e qendrës formojnë aleancë për zgjedhjet e shtatorit në Itali

Të fundit nga