Dhunuan dhe dogjën me benzinë të gjallë 61-vjeçarin, Gjykata jep masën e sigurisë për Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën

December 17, 2022
1 minut lexim

Gjykata ka lënë në burg Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngotën, të akuzuar për dhunimin dhe djegien me benzinë të 61-vjeçarit Menduh Shaban Kurt-Deda, krim horror i ndodhur në vitin 2017.

Për dy të akuzuarit, togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se Marjeta Karaj ka mohuar krimin para togave të zeza.

Krimi makabër ndodhi pas një borxhi të pashlyer që viktima i kishte Marjeta Karajt me të cilën kishte pasur lidhje intime.

61-vjeçari ishte marrë peng nga djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj dhe më pas është dhunuar në një magazinë në zonën e Alliasit ku ajo ka qenë edhe vetë prezente.

Ajo dyshohet se ka porositur krimin e rëndë për shkak të një borxhi prej 1 milionë lekësh që viktima i kishte asaj.

Vrasja është kryer nga Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota. Të dy ata e kanë dërguar Kurt-Dedën në zonën e Dajtit.

Gazmir Ngota i ka thënë policisë se pasi e kanë lidhur pas një peme e kanë spërkatur me benzinë dhe më pas e kanë djegur të gjallë

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maroku do medaljen

Story i radhës

Pacolli kërkon transparencë nga Qeveria për gjendjen në veri

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë