Dhunoi mjekun dhe i shkaktoi dëmtime në fytyrë, arrestohet 18-vjeçari

December 3, 2022
1 minut lexim

Arrestohet autori i sulmit ndaj mjekut të familjes në gramsh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë kryer veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e autorit/ëve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi shtetasi Vladimir Shuli, 60 vjeç, është dëmtuar në fytyrë pasi është goditur me sende të forta, për motive të dobëta, nga shtetasi A. B., 18 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 18 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi Vladimir Shuli ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Meksikë janë të tërbuar

Story i radhës

Pasagjerët në aeroplan do të mund të përdorin telefonat e tyre nga viti i ardhshëm

Të fundit nga

ShkoLartë