Dhunoi djalin e tij, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale
Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Blutë e Tiranës, njoftojnë se 48-vjeçari E.C., është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 23-vjeçarisi K. D., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Sakaq specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– D. M., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– K. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë ndaluan shtetasin K. D., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– D. M., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– K. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.