Një 53-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai ka ushtruar dhunë dhe e ka kërcënuar gruan e tij.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 53 vjeç, banues në Mëzes.
Kjo pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.
Burimi: botasot.info