Një 52 vjeçar nga Maliqi është arrestuar nga policia për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gazetari Roland Beqiraj raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pojan, mbrëmjen e së dielës.
Sipas informacioneve të konfirmuara pranë policisë, bëhet me dije se 52 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur dhe plagosur bashkëshorten e tij 42 vjeçare, duke i thyer hundën.
Ai po ashtu e ka kërcënuar që të mos tregojë pranë policisë se çfarë kishte ndodhur, por forcat e komisariatit të Maliqit kanë mundur të zbardhin të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Pas mjekimit në spital, bashkëshortja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti u vu në pranga nga policia.