dhunimi i gazetarit elvis hila pd te ndeshkohen autoret 63d2890b976fb

Dhunimi i gazetarit Elvis Hila/ PD: Të ndëshkohen autorët!

January 26, 2023
1 minut lexim

Partia Demokratike ka reaguar pas dhunimit për shkak të detyrës të gazetarit Elvis Hila në Lezhë, mbrëmjen e së mërkurës.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo, kërkoi nga organet e drejtësisë kapjen dhe ndëshkimin e autorëve, pasi vetëm në këtë mënyrë, tha ajo “dora e atyre që guxojnë të godasin gazetarët, kur nuk u pëlqen diçka nga raportimi i së vërtetës, do të ndalet”.

Gjithashtu Garo u bëri thirrje politikanëve bullizues, ku sipas saj, “në krye të të cilëve qëndron Edi Rama, t’i japin fund gjuhës agresive dhe negative ndaj gazetarëve”.

“Besojmë se është pikërisht kjo gjuhë që frymëzon guximin e atyre që ngritën dorë mbi Elvis Hilën apo të tjerë para tij”, tha ajo.

Reagimi i PD:

Gazetari Elvis Hila është goditur dje për shkak të detyrës, siç e konfirmon edhe deklaratë e Policisë së Shtetit.

Partia Demokratike e dënon aktin e dhunës ndaj gazetarit dhe u kërkon organeve ligjzbatuese të ndalojnë autorët.

Vetëm duke kapur dhe ndëshkuar autorët apo porositësit e tyre, dora e atyre që guxojnë të godasin gazetarët, kur nuk u pëlqen diçka nga raportimi i së vërtetës, do të ndalet.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin për prirjen në rritje të dhunës apo abuzimit verbal ndaj punonjësve të medias, qofshin reporterë, fotoreporterë apo operatorë.

Ne besojmë se liria e shprehjes dhe e shpërndarjes së informacionit është e shenjtë për një shoqëri të lirë.

Ne dënojmë çdokënd që ngre dorën mbi ata që raportojnë lajmin, në kushte shpesh të pafavorshme, dhe u bëjmë thirrje policisë, gjykatave dhe organizatave të mbrojtjes së gazetarëve të kenë vëmendje dhe të ushtrojnë presionin mbi dhunuesit e Elvis Hilës apo të çdo kolegu apo kolegeje të tij.

Ne u kërkojmë politikanëve bullizues, në krye të të cilëve qëndron Edi Rama, t’i japin fund gjuhës agresive dhe negative ndaj gazetarëve.

Besojmë se është pikërisht kjo gjuhë që frymëzon guximin e atyre që ngritën dorë mbi Elvis Hilën apo të tjerë para tij.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

turkiye denon fuqishem sulmet qe shkaktojne vdekjen e civileve ne bregun perendimor 63d28766c273c
Story i mëparshëm

Türkiye dënon fuqishëm sulmet që shkaktojnë vdekjen e civilëve në Bregun Perëndimor

flamuri i kosoves me 17 shkurt do te ngritet ne menyre ceremoniale ne philadelphia 63d28a7fc11b1
Story i radhës

Flamuri i Kosovës më 17 shkurt do të ngritet në mënyrë ceremoniale në Philadelphia

Të fundit nga

Google njofton: Gemini AI do të vijë në Chrome

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni
ShkoLartë