Policia e Lezhës ka dhënë informacionin zyrtar të goditjes së drejtorit të Postës Shqiptare në degën e qytetit verior.
Në njoftimin e saj, policia ën me dije se dy persona kanë goditur me grushte Pjerin Çukun dhe më pas janë larguar me vrap.
Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij konflikti, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë së Lezhës:
Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.