dhunimi i 3 vjecarit nga edukatoret reagon ministria e arsimit do te marrin denimin e merituar 6509741a15a14

Dhunimi i 3-vjeçarit nga edukatoret, reagon ministria e Arsimit: Do të marrin dënimin e merituar

September 19, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavi ka reaguar pas rastit të rëndë ku një fëmijë 3 vjeç tërhiqet zvarrë nga dy edukatore dhe kuzhinierja e një kopshti në Fushë-Kosovë.

Ministrja dënon ashpër dhunën teksa thotë se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.

Lexo edhe: Pamje të rënda, 3-vjeçari rrihet nga edukatoret në një çerdhe në Fushë-Kosovë

“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor. Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.

Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.

Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme. MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, thuhet në reagimin e ministres.

Videon e ka publikuar familjari Fatos Geci, i cili ka thënë se viktima e dhunës është nipi i tij trevjeçar./Albeu.com 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lideri i korese se veriut kim jong un mberrin ne vendin e tij pas vizites ne rusi 650971bc70a29
Story i mëparshëm

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un mbërrin në vendin e tij pas vizitës në Rusi

miratohet udhezuesi per mbrojtjen e personave qe raportojne ne interes publik 6509748cc8ff8
Story i radhës

Miratohet udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik

Të fundit nga

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh. Bëhet e ditur se pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan
ShkoLartë