Dhunimi i 3-vjeçares që theu këmbën në kopsht, reagon ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit ka reaguar pas denoncimit të një rasti kur edukatorja e një kopshti privat në zonën e Ali Demit ka dhunuar një vajzë 3-vjeçare e cila më pas ka përfunduar në spital me këmbën e thyer.

Institucioni deklaroi se nuk toleron asnjë formë të dhunës ndaj fëmijëve në ambientet arsimore, publike apo private.

Siç thuhet në njoftim, është kërkuar mbyllja e menjëhershme e aktivitetit të palicensuar.

“MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit. Ministria e Arsimit dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve,” – deklaron ministria e Arsimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vendimet janë vendime

Story i radhës

Çfarë Janë Ushqimet Pa Gluten – Përse Duhet T’i Konsumoni

Të fundit nga