Tre persona janë arrestuar nga policia, të akuzuar për dhunë.
Në pranga ra E. P., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij;
Po ashtu u arrestua edhe F. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin B. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.