Dhuna në protestën e opozitës/ Nisin shoqërimet nga policia

October 7, 2024
1 minut lexim

 Dy persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, pas protestës së dhunshme të opozitës.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se operacioni i efektivëve është në zhvillim dhe ky numër mund të rritet.

Gjatë protestës, mes turmës u panë persona, të cilët ishin të maskuar teksa hidhnin molotov drejt institucioneve si kryeministria, selia e PS, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës.

Policia e Shtetit në njoftim të shpërndarë për mediat konfirmoi se dhjetë efektivë janë lënduar si pasojë e akteve të dhunshme, të cilat janë kryer nga disa militantët të opozitës.

“Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie”, theksoi policia në njoftimin e saj.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Profesori nga Parisi “i ashpër” me kritikuesit e kryeministrit: E patët tranu, hani pllazma tash, e mshelne gojën

Story i radhës

Rrëfimi shokues: Bëj seks me të dashuren lezbike të gruas time, pasi një natë…

Të fundit nga

ShkoLartë