Dhuna në kuvend, reagon edhe Dejona Mihali

July 14, 2023
1 minut lexim

Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Dejona Mihalit, e cila konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje.

Mihali iu ka thurur lavde kolegëve të saj, duke e ka quajtur grupin parlamentar të VV-së si të jashtëzakonshëm.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë.

Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi” – shkroi ajo.

Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë u përfshinë në përleshje.

Tensionet vazhduan edhe pas rifillimit të seancës dy orë më vonë, teksa Kuvendi vazhdoi punimet deri në orët e vona kur situata u qetësua.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klodiana Lala zbardh skenaret e frikshme nga dosja e Arben Ahmetajt

Story i radhës

Gazetari zbulon detaje të reja, ja si “u zhduk” Arben Ahmetaj pas mesazhit që i dërgoi Blendi Fevziut?

Të fundit nga

ShkoLartë