Dhuna në ‘It’s my home’, Policia zbarkon në televizionin First Channel

min lexim

Dhuna që po promovohet në një reality shoë i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel” ka nxitur shumë reagime. Skena të dhunës janë parë që disa herë, por rasti i fundit bëri bujë, pasi njëri nga banorët brenda goditi një konkurrente. Sinjali mëson se pas raportimit për këtë rast, Policia ka zbarkuar në selinë e televizionit.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë veprimet hetimore të Policisë, por në rrjete sociale është kërkuar ndërhyrja, për shkak të dhunës. Për të konfirmuar një gjë të tillë, Sinjali ka kontaktuar Valon Malokun, i cili fillimisht e ka ndalur telefonin, e më pas ka refuzuar të përgjigjet.

Kur u pyet se a po e arsyeton dhunën, Maloku as nuk e pohoi e as mohoi, duke thënë se “ku hine, ku dole”.

Ai madje pyeti se ku qëndron problemi që pamjet që transmetohen 24 orë live të shpërndahen në rrjete sociale.

“Po çka je t’u pytë.. A e di ti ku është selia e televizionit së pari, është e parëndësishme a kanë qenë, a s’kanë qenë. Jeni t’u u marrë me thashetheme, nuk thash ka ardhe, nuk thash s’ka ardhë. Është pyetje një million dollarëshe. Çkado që është publiku, është publiku 24 orë livë. S’u publiku diçka që s’u konë e publikume. Nëse diçka osht tu shku live, edhe e shpërndan dikush, ku është problem që janë bërë shpërndarjet. Nuk po konfirmoj asgjë, thashetheme, imponime nga ana e juaj zonjë, zonjushë. Unë s’jom tu u përgjigjë. Pse po insistoni, allahile?”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Federata e Volejbollit e Kosovës, ta sqarojë opinionin, a është dorëzuar apo jo ky dokument në zyrën e tyre?

Story i radhës

Federata e Notit reagon: Disa klube kanë pranuar e-mail nga një person me emrin Bashkim Haxhimusa

Të fundit nga