Dhuna ndaj të moshuarës, psikologia Treska: Ka një humbje të ndjeshmërisë në shoqëri

November 4, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e Urdhërit të Psikologut Valbona Treska duke komentuar në një lidhje direkte me ABC Live rastin e dhunimit të së moshuarës në Pejë, u shpreh që reagimi më së shumti vjen si pasojë e identifikimit por kemi edhe një humbje të ndjeshmërisë së shoqërisë. Pjesa e identifikimit sipas saj ndodh në momentin që secili që ka parë videon ka bërë një asocacion me prindërit, me gjyshërit, sesi është e mundur të dhunohet një e moshuar në atë moshë të tillë.

E pyetur nga gazetarja Sibora Bitri për valën e reagimit në median sociale, psikologia Valbona Treska u përgjigj që ‘zemërimi është i kuptueshëm, vjellja në rrjetet sociale, për fjaloret apo shfryrja agresiviteti, kjo është për të parë apo për të kuptuar, se pse kemi këtë tendencë, edhe për të mallkuar, përse shërben një rast i tillë’. Sipas saj ‘duhet të kuptojmë që është një fenomen dhe një situatë që nuk implikon as pjesën politike, sepse ndoshta po të implikoj pak politikën apo politikat sociale dhe ekonomike që ka qeveria, njerëzit nuk e kane guximin për të shkruar, por kjo është një fenomen që nuk i ndikon ato në punën e përdishme, për dikë tjetër, por nëse ka një shtim të pagesës së dritave, jo të gjithë do të shkruanin, dikush është i punësuar, ka një tendencë tkurrjeve, rezervohen’, tha Treska.

Më së shumti për psikologen Treska ndodh fenomeni i identifikimit, sepse ajo grua e moshuar mund të ishte kushdo, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në Kosovë, shumë të moshuar edhe në Shqipëri shkojnë në azile.

Për psikologen ajo që po mungon sot në shoqërinë shqiptare në përgjithësi është nevoja për të përcjellë mirësi, sepse ka filluar që të humbasë ndjeshmëria te njerëzit.
‘Fenomene të tilla janë një këmbanë alarmi, që të shpenzojmë më shumë kohë mirësi’, tha Treska.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë 

Story i radhës

Putin nënshkruan dekretin: Lejon personat që kanë kryer krime të rënda t’i bashkohen ushtrisë

Të fundit nga

ShkoLartë