Policia e Dibrës ka reaguar për plagosjen e ish-shefit të komisariatit Dibër, Robert Aga.
Bëhet me dije se janë referuar në Prokurori materialet për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ për dy shtetas, 30 dhe 40 vjeç.
Në njoftimin e policisë thuhet se këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰, në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.
Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰, në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.