Dhuna ndaj 3 vjeçares në kopsht, qytetarët protestë para Ministrisë së Arsimit

Dhuna ndaj vajzës vogëlushes 3 vjeçare në kopsht ka qënë një nga temat më të diskutuara në vend. Pikërisht për këtë shkak, shoqëria civile do të organizojë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit të enjten.

Protesta do të zhvillohet në orën 17:00 nën moton “fëmijëria është për t’u gëzuar, jo për t’u dhunuar”.

Protestuesit kërkojnë më shumë siguri dhe drejtësi për fëmijët dhe kërkojnë ndaljen e akteve të dhunës ndaj tyre.

Ky tubim pritet të zhvillohet pas ngjarjes së ndodhur në një kopsht privat, ku një 3-vjeçare u dhunua barbarisht nga edukatorja e saj, e cila i theu këmbën.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt një protestë lidhur me këtë ngjarje edhe përpara ambienteve të kopshtit ku u dhunua e mitura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan niset për në Uzbekistan, do të marrë pjesë në samitin e bashkëpunimit ekonomik

Story i radhës

Si të Përdorni Lëngun e Kamomilit për Flokë të Shëndetshëm Plot Shkëlqim

Të fundit nga