Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në banesën e Rrahman Rrajës dy ditë më parë për të gjetur personat e shpallur në kërkim për sa i përket sherrit për guroren, konkretisht të djalit të tij, por edhe të vëllezërve. Raportohet se në banesë nuk janë gjetur asgjë ilegale dhe as personat që kërkon policia. Që në fillim ish deputeti socialist mësohet se ka ftuar policinë që të ushtrojë kontrolle por për shkak se ai ishte me imunitet deputetit nuk janë bërë.
Pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate. Personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.
Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar. Sipas sistemit TIMS aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit.
Mësohet se në banesë nuk është gjetur asgjë ilegale dhe as personat që kërkon policia. Që në fillim ish-deputeti socialist mësohet se ka ftuar policinë që të ushtrojë kontrolle, por për shkak se ai ishte me imunitet, kjo gjë nuk u mundësua. Pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate. Personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar. Sipas sistemit TIMS aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit.