​Dhoma e Tregtisë përshëndet vendimin e dy qeverive për hekurudhën, kërkon të jetë me dy linja

min lexim

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka përshëndetur vendimin e marrë në takimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, përmes së cilit janë koordinuar për ndërtimin e projektit tregtar në Porto-Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron që ky vendim do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik në vend duke rritur shpejtësinë e qarkullimit dhe duke ulur kostot e transportit dhe lëvizjes së qytetarëve.

Sipas Dhomës, me fillimin e punës se Hekurudhës, Kosova do të bëhet qendër e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në Ballkan.

“Megjithatë, konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht të mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dydrejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi”, thuhet në komunikatën për media. 

Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpejtësinë e dërgimit të mallrave dhe qarkullimit të qytetarëve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përkrahë iniciativat të cilat rrisin bashkëpunimin kombëtarë, si dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e dy shteteve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

iOS 16 rikthen indikatorin e përqindjes së baterisë

Story i radhës

Ngjarje e rëndë/ Shkrumbohen plotësisht 2 banesa në Gramsh

Të fundit nga