Dhoma e Avokatisë Lushnje ka vendosur bojkotin e proceseve gjyqësore edhe për 4 ditë deri në datën 24 në solidaritetit me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe rrethet e tjera.
Gjatë këtyre kater ditëve do të ketë vetëm masa sigurie.
Nga 35 avokatë të Dhomës së Avokatisë së Lushnjes dy prej tyre kane mendim ndryshe nga kolegët.
“Nga data 20 dita e sotme deri me datë 24 ne kemi marrë vendim si Dhomë Avokatie për Bojkot, përveç masave të sigurisë. Ky bojkot është si kundërpërgjigje e mosveprimit të ministrisë dhe KLGJ në lidhje me hartën e re gjyqësore,” u shpreh Kozma Jano kryetar i Dhomës së Avokatisë Lushnje.