Dhoma 161 në Kuvend, Bexheti: Shpifje të Taravarit dhe Mexhitit, defokusim për atë se kush është lutur për Qeveri

1 minut lexim

TV21: E kujt është dhoma 161 në Kuvend?

“Për besë nuk e di, nuk e di”, tha koordinatori i GP të Frontit Europian, Blerim Bexheti, i pyetur për dhomën të cilën sot Arben Taravari nga VLEN e përmendi në Daily Click në TV21, vend ky që sipas tij, deputetët e Frontit Europian kanë biseduar me eksponentë të VMRO-DPMNE-së, në tentim për t’u bërë pjesë e qeverisë.

“Tash me shpifje të Taravarit dhe Mexhitit që një herë kanë tre deputetë nga Fronti Europian. Gjitha fjalët që i kanë thënë deri tash, asnjë nuk ka qëndruar, e kanë demantuar vetveten. Nuk konsideroj se opinionit i duhet sqarim shtesë për arsye se jemi të vetëdijshëm se nuk është respektuar legjitimiteti zgjedhor. Kjo Qeveri ka mungesë të legjitimitetit etnik dhe është shumë evidente se duan ta shndërrojnë në defokus se kush është lutur në Qeveri, për tu bërë pjesë e Qeverisë”, shtoi Bexheti

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Haradinaj: Vepra monumentale e Kadaresë prej sot e vendos kufirin e epokave, para dhe pas Kadaresë

Story i radhës

Drejtori i ri i Toksikologjisë largon nga puna 18 të punësuarit me kontratë në vepër, thotë se duhen punësime të reja

Të fundit nga