Një rebelim ka ndodhur në Ulyanovsk pasi më shumë se 100 rusë të mobilizuar refuzuan të dërgoheshin në vijën e frontit për të luftuar kundër Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, trupat u revoltuan sepse zyrtarët e Vladimir Putinit nuk arritën të paguanin një pagesë të ‘premtuar’ prej rreth 4800 euro për familjet e tyre në rajonin e varfër Chuvashia, pretenduan ata.
Një oficere ushtarake është parë më parë duke u kundërvënë burrave me uniformë, mes raporteve se rojet kombëtare dhe policia e trazirave të OMON-it u thirrën për të reaguar.
Oficerja u thotë atyre: ‘Djema, nuk ju premtova 300,000 [rubla]’.
“Është e qartë – ne ishim të mashtruar”, tha njëri prej tyre.
Incidenti thuhet se pasoi një përpjekje të mëparshme të dështuar për të qetësuar rekrutët e tërbuar nga oficerët e ushtrisë.
Njësia ushtarake po kalonte stërvitjen në Ulyanovsk para se të dërgoheshin në front.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë më parë se kompanitë ushtarake private ruse po rekrutonin të burgosur nga burgjet e qytetit për të shkuar në luftë.
Dhe kritikët thonë se po dërgohen burra “si mish për top” në front, por mijëra janë joshur nga premtimet për pagesa shumë më të larta se pagat e tyre të zakonshme.
Megjithatë, paratë që ishin menduar t’u shkonin familjeve të tyre në rajonin e varfër Chuvashia, nuk arritën kurrë.